Tech

Partizani jep spektakël në “Air Albania”, por marrin vetëm barazim ndaj BATE-s

Partizani e ka mbyllur në barazim 1-1 ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të Ligës së Kampioneve ndaj BATE Borisov. Skuadra e Zekiç ka dominuar ndaj bjellorusëve, por është detyruar që të rikuperojë për të siguruar të paktën një rezultat pozitiv nga sfida në shtëpi.

Pritej një ndeshje me miqtë më në formë, pasi janë në mes të kampionatit por përtej minutave të parë, ka qenë Partizani që ka dominuar duelin. Të kuqtë kanë sulmuar pareshtur duke tentuar në çdo mënyrë që të gjenin rrugën e rrjetës në pjesën e parë, kur ndeshja u zhvillua thuajse gjithmonë pranë zonës kundërshtare.

Por në fillimin e të dytës, ishin miqtë që shënuan nga një pavëmendje e prapavijës, duke vështirësuar punën e kryeqytetasve. Megjithatë, një skemë në goditje këndi solli golin e barazimit të Carës vetëm 10 minuta më vonë e më pas Murataj goditi shtyllën.

Partizani provoi të gjente golin në minutat e mbetura, me Zekiç i cili i dha hapësirë edhe Grezdës si zëvendësues. Por në fund, të kuqtë u desh të kënaqeshin me barazimin 1-1, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e javës së ardhshme, e cila luhet në Hungari.

/f.stafa

#Partizani #jep #spektakël #në #Air #Albania #por #marrin #vetëm #barazim #ndaj #BATEs

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button