Aktualitet

Për Veliajn u shkel prezumimi i pafajësisë, veprimet e prokurorit abuzive –

E pabesueshme, por e vertete: Fatmir Mediu del kunder Sali Berishës, duke u shprehur kundër arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Duke folur në Top News, Fatmir Mediu tha se prezumimi i pafajësisë nuk është një element pa rëndësi. Ai nënvizon se derisa gjykata të deklaron të pafajshëm ti je i pafajshëm, veprime të cilat synohen për të bërë të fajshëm apriori janë veprime që shkojnë ndesh me kushtetutën.

“SPAK dhe Gjykata kanë disa elementë mbi të cilët duhet të bazohen. E para është Kushtetuta ku përcaktohen liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Prezumimi i pafajësisë nuk është një element kot prezumimi i pafajësisë, do të thotë deri sa gjykata të deklaron të pafajshëm ti je i pafajshëm. Veprime të cilat synohen për të bërë të fajshëm apriori janë veprime që shkojnë ndesh me kushtetutën. Kodi i procedurës penale ka parashikuar po ashtu edhe çështjet e gjykuara, ka parashikuar po ashtu edhe parashkrimin, ka parashikuar një seri elementesh të cilat kufizojnë veprimin e organeve të drejtësisë për të mos u bërë abuzive”, nënvizoi Mediu.

#Për #Veliajn #shkel #prezumimi #pafajësisë #veprimet #prokurorit #abuzive
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button