Sport

Çudia me Redon Xhixhën në Azerbajxhan! Trajneri nuk e aktivizon, por i ndalon largimin –

Redon Xhixha ishte një prej atyre lojtarëve që krijoi shumë pritshmëri me nivelin e treguar në Superiore. Një transferim fantastik ishte ai për Xhixhën nga Tirana te Qarabag, një emër i njohur edhe për nivelet e larta të futbollit europian pasi është gjithmonë prezente në Europa League apo Champions League.

Në fillim Xhixha mori rolin e protagonistit me fanellën e titullarit, më pas qëndroi në stol. Ka kaluar një kohë e gjatë dhe Xhixha po merr fare pak minuta aktivizimi, ndërsa ka disa ndeshje radhazi që qëndron për 90 minuta në pankinë. Por pavarësisht kësaj, trajneri i Qarabag i ka ndaluar largimin. Ai e dëshiron Xhixhën në skuadër, përkundër faktit që nuk e aktivizon. Sipas mediave azere, shqiptari ka pritur deri në verë dhe nuk ka zgjedhur të largohet në merkaton e dimrit. Nëse sërish nuk do të ketë besim për të, më pas ndarja është e pashmangshme. /Sport Ekspres/

 

#Çudia #Redon #Xhixhën #në #Azerbajxhan #Trajneri #nuk #aktivizon #por #ndalon #largimin
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button