Aktualitet

Dyshime për keqpërdorime në procesin zgjedhor, Hana: Votat duhet të rinumërohen

Parregullsitë në procesin zgjedhor ishin temë e diskutimit në edicionin e sotëm të emisionit të mëngjesit Ora 7 në Klan Kosova.

Në mesin e panelistëve, ishte edhe njëri nga kryekomisionerët e njërës prej vendvotimeve në Prishtinë.

Agon Hana, tha se ka pasur një varg gabimesh pas përfundimit të votimit, të cilët kanë mundur ta dëmtojnë procesin zgjedhor.

Sipas tij, këto rezultate nuk duhet të pranohen.

Hana tha se duhet të bëhet rinumërimi i të gjitha kutive të votimit.

“Ka pasur rast është mbyllur kutia, e ka marrë fletën e QNR-së, krejt çka ka pasur brenda në klasë i ka futur brenda kutisë, domethënë mjetet sensitive dhe josensitive i ka futur komplet brenda edhe vulën e ka pasur në dorë. Kemi shkuar t’i dorëzojmë kutitë, është prishur programi, filluan ata të punojnë manualisht, edhe kryesuesi e vendoste kutinë. Ku e ke flerën e QNR-së? Brenda. Por, e kam edhe vulën me vete. Qysh vulën me vete? Më pas është dashur ta hapim sërish kutinë, e ta fusim brenda”, tha Hana.

“Krejt ato kutitë që janë me të kuqe janë të hapura. Faktikisht ishte dashur që ai kryesues të karantinohet. Kur e ka pasur vulën mes vete, fletën e QNR-së brenda, është hapur kutia prej personit të KQZ-së, menjëherë është dashur të karantinohet”, theksoi ai.

Ndryshe, këto ditë pas përfundimit të procesit zgjedhor të 9 shkurtit, Komisioni Qendror Zgjedhor ka qenë mjaft i kritikuar për vonesat në publikimin e rezultatit zgjedhor.

Bile, ka pasur edhe dyshime se ka pasur edhe keqpërdorime edhe manipulime edhe me faqen zyrtare të KQZ-së.

Aktualisht ky institucion nuk e ka përfunduar plotësisht numërimin e votave nga të gjitha vendvotimet, pra nuk ka një rezultat final të zgjedhjeve deri më tani.

Komisioni Qendror dje ka nisur edhe numërimin e votave të kandidatëve për deputet.



#Dyshime #për #keqpërdorime #në #procesin #zgjedhor #Hana #Votat #duhet #të #rinumërohen
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button