Aktualitet

Rashiq: Kam marrë garanci nga KQZ se do ta parandalojë çdo tentativë manipulimi me vota në komunat serbe

Kryetari i partisë “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”, Nenad Rashiq, gjatë ditës së djeshme iu drejtua Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për, siç tha, dyshimin se po manipulohen votat.

Rashiq ka thënë se ka informacione për tentim për t’u dhënë ryshfet anëtarëve të komisioneve zgjedhore nga partia e tij dhe për t’i detyruar ata t’i anulojnë votat për partinë e tij.

“Kam kërkuar nga përfaqësuesit e KQZ-së që t’u kushtojnë më shumë vëmendje vendvotimeve ku kanë votuar serbët, veçanërisht në komunat me shumicë serbe. Kam marrë garanci të forta nga KQZ se do ta parandalojnë çdo tentativë mashtrimi. E përsëris se procesi zgjedhor në ditën e votimit ishte i shqetësuar, sepse ka pasur shumë shantazhe, kërcënime, manipulime të qytetarëve”, tha Rashiq për RTK2.



#Rashiq #Kam #marrë #garanci #nga #KQZ #parandalojë #çdo #tentativë #manipulimi #vota #në #komunat #serbe
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button