Aktualitet

PDK në Gjilan refuzon ftesën e Hysenit për takim mbi buxhetin

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka mbajtur dje një konferencë për media, ku ftoi publikisht kryetarët e dy partive opozitare, Lutfi Hazirin nga LDK dhe Riad Rashitin nga PDK, për një takim zyrtar lidhur me miratimin e buxhetit komunal për vitin 2025.

Hyseni bëri të ditur se takimi ishte planifikuar të mbahej sot në ora 10:00.

Por, Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan e ka refuzuar ftesën, duke e cilësuar atë si të vonuar dhe të panevojshme.

“Partia Demokratike e Kosovës e konsideron tejet të vonuar ftesën zyrtare të kryetarit të komunës për t’u takuar me kryetarin e degës së PDK-së, Riad Rashiti, për të diskutuar seriozisht dhe profesionalisht lidhur me miratimin e buxhetit komunal për vitin 2025,” thekson PDK.

Sipas PDK-së, situata e krijuar është rezultat i mungesës së pjekurisë politike nga ana e kryetarit Hyseni, e cila, sipas tyre, ka çuar komunën në një gjendje kaosi në të gjitha aspektet dhe fushat.



#PDK #në #Gjilan #refuzon #ftesën #Hysenit #për #takim #mbi #buxhetin
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button