Shëndeti

Rast i ri me meningit akut në Durrës, 14-vjeçari shtrohet me urgjencë në QSUT – JavaNews.al

Një 14-vjeçar është shtruar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës, pasi u paraqit në spitalin e Durrësit dhe u diagnostikua me meningit gjatë fundjavës që kaloi. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa rasti është mbajtur i fshehtë nga autoritetet shëndetësore.

Prindër të nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë” kanë shfaqur shqetësim për mungesën e masave profilaktike. Aktualisht, nxënësit e kësaj shkolle po vijojnë mësimin në shkollën pritëse “Eftali Koçi”, pasi godina e tyre do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë.

Ky rast vjen pas një tjetër rasti fatal të ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar, kur një 17-vjeçare nga Durrësit humbi jetën nga meningiti akut në QSUT. Gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua me shpejtësi pasi fillimisht ishte paraqitur në spitalin e Durrësit.

Gjimnazistja kishte qenë në një ekskursion me shkollën në Voskopojë, pas të cilit kishte shfaqur  një gjendje virale të lehtë që u përkeqësua me shpejtësi dhe pas dërgimit në Tiranë u diagnostikua me meningit akut. Në këtë rast të gjithë personave të ekspozuar, familjarë, nxënës e staf mjekësor iu rekomandua marrja e medikamenteve profilaktike, ndërsa ambientet e gjimnazit u dezinfektuan.

Drejtuesa e Zyrës Vendore Arsimore Durrës pohon se nuk është njoftuar për rastin, ndërsa përfaqësisit e insitucioneve vendore shëndetësore nuk përgjigjen, pavarësisht interesimit të medias.

#Rast #meningit #akut #në #Durrës #14vjeçari #shtrohet #urgjencë #në #QSUT #JavaNews.al
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button