Aktualitet
Aksident në Pogradec-Qafë Thanë/ Makina me targa greke del nga rruga dhe përplaset me trafik-ndarësen

Një aksident ka ndodhur vetë pak minuta më parë në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë midis fshatit Udënisht-Pojskë.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se sipas asaj që raporton policia nga vendngjarja një mjet me targa greke ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafik-ndarësen.
Nga aksidenti janë regjistruar dëme të shumta materiale dhe fatmirësisht jo dëme në njerëz.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
#Aksident #në #PogradecQafë #Thanë #Makina #targa #greke #del #nga #rruga #dhe #përplaset #trafikndarësen
Java News