Aktualitet

Terror në Irlandë/ Një burrë godet me thikë katër persona në Dublin –

Një burrë dyshohet se ka goditur me thikë katër persona në Dublin. Ngjarja ka ndodhur në zonën Stoneybatter ku policia irlandeze ka arritur të arrestojë personin e dyshuar.

“Një burrë është arrestuar dhe aktualisht ndodhet në paraburgim. Për momentin nuk ka asnjë rrezik për publikun,” thuhet në deklaratën zyrtare të policisë, e cila ka shtuar se informacione të mëtejshme do të jepen sapo të bëhen të disponueshme.

Ndërkohë, sipas ‘Irish Times’, nuk bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Një dëshmitar i ngjarjes ka treguar për gazetën se i dyshuari “vazhdoi të bërtiste që ta linin të qetë” dhe dukej i frikësuar nga ndalimi i tij. Deri tani, nuk ka detaje mbi identitetin e tij.

#Terror #në #Irlandë #Një #burrë #godet #thikë #katër #persona #në #Dublin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button