Aktualitet

Ndalohet për 48 ministri Damka dhe djali i tij

Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe djali i tij, Fuat Damka janë arrestuar të dielën.

Ata dyshohen për “Kanosje dhe Sulm” dhe me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Rasti për teve1.info është konfirmuar nga Policia rajonale Prizrenit.

“Dje me datë 09.02.2025 rreth orës 18:00 në Prizren është raportuar një rast “Kanosje dhe Sulm”, policia ka intervsituar të dyshuarit F.D. dhe F.D dhe viktimat si dhe janë mbledhur edhe prova dhe dëshmi tjera dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë në ndalim policor”, ka thënë zëdhënësi Shaqir Bytyqi.



#Ndalohet #për #ministri #Damka #dhe #djali #tij
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button