Sport

20 kg më pak e minus 30% masë muskulore: mesazhi i parë prekës i Sergio Rico pas rizgjimit

Rico

Ishte 28 maji kur, jo shumë larg Seviljes, portieri i Paris Saint Germain Sergio Rico u dërgua me urgjencë në spital. Ai pësoi një rënie të keqe nga kali, një ditë pasi ishte shpallur kampion në Ligue 1. Në koma dhe i intubuar, portieri spanjoll kaloi 36 ditë në terapi intensive. Pasi u rrezikua seriozisht jeta e tij, Rico rikuperoi dalëngadalë, derisa u zgjua plotësisht. Sot përmes profilit të tij në Instagram erdhën edhe fjalët e para që largojnë frikën e madhe.

DRAMA E SERGIO RICO

Portieri i PSG, Sergio Rico, është shtruar në spitalin e Seviljes që prej 28 majit. Ai u rrëzua nga kali dhe më pas u shkel prej tij gjatë një pelegrinazhi. Sipas rindërtimit të ngjarjes, portieri rezervë i PSG u rrëzua nga kali dhe u godit nga kafsha dhe një karrocë e tërhequr nga disa mushka.

“Nëse plaga do të kishte qenë gjysmë centimetri më e thellë, Sergio Rico nuk do tia kishte dalë”. Kështu ishin shprehur mjekët në ditët e errëta pas rënies së tmerrshme nga kali, me pasojë shkeljen në kokë dhe qafë, të portierit të Paris Saint Germain. 36 ditë më vonë, me 20 kg më pak dhe humbjen e 30% të masës muskulore, portieri mund të qetësojë të gjithë fansat e tij përmes një mesazhi emocionues të postuar në një histori në Instagram.


Lexo më tej: Sergio Rico, portieri i PSG që u rrëzua nga kali, doli nga koma. Bashkëshortja: “Po shohim dritën”

Falënderoj të gjithë ata që më kanë treguar dashurinë e tyre në këto ditë të komplikuara”, ka shkruar lojtari spanjoll. “Unë jam duke u përmirësuar vazhdimisht. Ndihem shumë me fat dhe shpresoj t’ju shoh përsëri së shpejti”. Një mesazh që i jep fund një makthi. Edhe pse për momentin kthimi i tij në fushë është totalisht i përjashtuar.

#më #pak #masë #muskulore #mesazhi #parë #prekës #Sergio #Rico #pas #rizgjimit

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button