Aktualitet

Artan Hoxha: Ahmetaj aksioner në një kompani që ka ndërtuar pallate

SPAK kërkoi sot autorizimin e Kuvendit për t’i hequr mandatin e deputetit Arben Ahmetaj për ta arrestuar në lidhje me hetimet për inceneratorët.

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, thotë se bëhet fjalë për 6 episode për të cilat SPAK e akuzon Ahmetajn, nga të cilat 4 kanë të bëjnë me blerje apartamentesh.

Sipas Hoxhës, Ahmetaj është aksioner në një kompani që ka ndërtuar pallate ku kanë blerë apartamente Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

“Në 6 episode në 4 episode janë kryesisht me blerje apartamentesh që janë në zonën e Selitës. Sipas organit të akuzës, dyshohet se Ahmetaj është aksioner në një kompani në një firmë ndërtimi dhe një pjesëtar i afërt i tij. Duke qenë aksioner ajo kompania ka ndërtuar pallate. Te ky pallat kanë ardhur dhe kanë blerë Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

SPAK-u dyshon që i gjithë ky mekanizëm është përdour që të shkojnë 490 mijë Euro në adresë të ish-zv/Kryeministrit duke përdorur këtë mekanizëm.

Tek kjo kompania është aksioner dhe një ish-deputet i PS. Janë blerë apartamente në një kompani ku rezulton që Ahmetaj është aksioner dhe paratë kanë shkuar në këtë formë. Ato para pasi janë derdhur për llogari të kompanisë kanë shkuar për llogari të aksionerit”, u shpreh Artan Hoxha.

/f.stafa

#Artan #Hoxha #Ahmetaj #aksioner #në #një #kompani #që #ndërtuar #pallate

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button