Berisha “gardh” me truproja, nga kush trembet ish-kryeministri?

E ka cilësuar si protestën më të madhe opozitare, por në fakt grupi më i madh që u vu re në shesh ishte ai i truprojave që rrethuan kreun e selisë blu Sali Berisha.
Teksa doli nga PD-ja i rrethuar fillimisht nga nënkryetarët dhe drejtues të tjerë, në mungesë të kreut të grupit, Gazment Bardhit, Berisha iu drejtua bulevardit.
Por gjithmonë pranë tij ndodheshin të paktën 50 truproja që i krijuan një gardh në formë drejtkëndëshi derisa mbërriti tek Kryeministria, pranë podiumit ku mbahen fjalimet.
Nuk dihet se nga kush trembej ish-kryeministri nën akuzë prej më shumë se një viti nga SPAK për aferën e dosjes “Partizani”, por masat e sigurisë nga strukturat e partisë ishin maksimale.
Një gardh sigurie që ishte i vështirë të çahej,.
#Berisha #gardh #truproja #nga #kush #trembet #ishkryeministri
Java News