Tech

Inceneratori i Fierit/ Avokati i Arben Dervishaj: S’ka falsifikime, Prokuroria nuk fakton akuzat

Shkon në shtatë numri i të pandehurve që kanë realizuar mbrojtjen për inceneratorin e Fierit. Këtë të hënë ka përfunduar mbrojtjen Arben Dervishaj, me detyrë administrator i shoqërisë mbikëqyrëse, AVE Consulting dhe Sabina Cenameri, Pëllumb Abeshi e Regan Merdani.

Përfaqësuesi ligjor i Arben Dervishaj, Elis Bilali shprehet se ky qëndrim ka cënuar të drejtën e mbrojtjes së klientit të tij dhe se prokurori nuk citon dokumentin për të cilin klienti i tij akuzohet se ka falsifikuar. Ai hedh poshtë akuzat për punime të parealizuara apo makineri që nuk kanë ardhur.

“Pa një sens logjik është dhe akuza e korrupsionit pasiv. Prokurori nuk ka thënë pse ky perfitim është i paligjshëm. Me cilin veprim në kundershtim me ligjin e lidh në aspektin llogjik? Ai është një raport privat midis tij dhe Klodian Zotos dhe paratë janë kthyer rregullisht. Pse nuk u bë akt ekspertimi nga inxhinier të fushës?”, deklaroi ai.

Më herët ka përfunduar mbrojtjen ish numri dy i ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, i cili kërkoi pafajësi para togave të zeza, bashkë me Azem Shatërin dhe Florian Muçajn. Tashmë mbeten edhe tetë të bashkëpandehur, përfshirë këtu edhe ish ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, që do të realizojnë mbrojtjen në datën 24 korrik.

Ndaj ish zyrtarit të lartë, Lefter Koka,  Struktura e Posaçme Antikorrpusion ka kërkuar dënimin me 10 vjet heqje lirie, por për shkak të përfitimit nga gjykimi i shkurtuar dënimi përfundimtar është 6 vjet e 8 muaj.

Ndërsa ndaj vartësit të tij, Alqi Bllako dënimi i kërkuar nga prokuroria nga 7 vjet pritet t’i shkojë në 4 vite e 8 muaj.

/f.stafa

#Inceneratori #Fierit #Avokati #Arben #Dervishaj #Ska #falsifikime #Prokuroria #nuk #fakton #akuzat

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button