Aktualitet

Shkatërrohet ‘çerdhja’ e prost*tucionit në Vlorë! Shpallen në kërkim dy tutoret e huaja

Dy tutore njëra nga Ukraina dhe tjetra nga Rusia janë shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës, pasi shfrytëzonin dy ukrainase për prostitucion.

Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohen 2 të huaja nga Ukraina, për ushtrim të prostitucionit.

Njoftimi i policisë:

Në bazë të kontrolleve të mbështetura te informacionet e inteligjencës policore, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të marrjes me qira të ambienteve, për t’i përshtatur për ushtrim të prostitucionit, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të DVP Vlorë kanë zhvilluar planin operacional policor, të koduar “Missed call”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast në këtë fushë.

Gjatë kësaj faze të operacionit “Missed call”, u identifikua dhe u shpall në kërkim, shtetasja ukrainase, M. Sh., 35 vjeçe, sepse dyshohet se në bashkëpunim me shtetasen ruse K. A., të shpallur në kërkim më datë 03.02.2025, shfrytëzonin për prostitucion 2 shtetase të tjera ukrainase, në një apartament në lagjen “Pavarësia”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për 2 shtetaset që ushtronin prostitucion.

Operacioni vijon për kapjen e shtetaseve të shpallura në kërkim, si dhe për goditjen e rasteve të tjera të kësaj paligjshmërie.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

#Shkatërrohet #çerdhja #prosttucionit #në #Vlorë #Shpallen #në #kërkim #tutoret #huaja
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button