Pse rastet me kancer të mushkërive po rriten edhe tek ata që s’kanë pirë kurrë cigare?

Përqindja e njerëzve të diagnostikuar me kancer të mushkërive që nuk kanë pirë kurrë duhan po rritet, dhe një faktor i rëndësishëm ndikues është ndotja e ajrit.
Kanceri i mushkërive te njerëzit që nuk kanë pirë kurrë cigare ose duhan tani vlerësohet të jetë shkaku i pestë më i madh i vdekjeve nga kanceri në mbarë botën, sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC).
“Kanceri i mushkërive te ata që nuk pinë kurrë duhan gjithashtu po shfaqet pothuajse ekskluzivisht si adenokarcinoma, e cila është bërë më dominuesja nga katër nëntipet kryesore të sëmundjes si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat globalisht”, tha IARC.
Rreth 200,000 raste të adenokarcinomës u shoqëruan me ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit në vitin 2022, sipas studimit të botuar në revistën Lancet Respiratory Medicine.
Studimi ka zbuluar se barra më e madhe e adenokarcinomës që i atribuohet ndotjes së ajrit u gjet në Azinë Lindore, veçanërisht në Kinë.
Kanceri i mushkërive mbetet shkaku kryesor i vdekshmërisë nga kanceri në mbarë botën. Në vitin 2022, rreth 2.5 milionë njerëz u diagnostikuan me këtë sëmundje.
#Pse #rastet #kancer #të #mushkërive #rriten #edhe #tek #ata #që #skanë #pirë #kurrë #cigare
Java News