Aktualitet
Aksidenti me dy viktima në Shkodër, vihet në pranga shoferi i autobusit

Dy ditëm më parë një aksident i rëndë ndodhi në aksin rrugor Shkodër – Koplik, ku një autobus përplasi një motoçikletë, ku po udhëtonte çifti i të moshuarve, Adem Sula 84-vjeç dhe Sadije Sula 80-vjeçe.
Pas aksidentit të moshuarit i dërguan në spital, por nuk i rezistuan dot plagëve të rënda, duke ndërruar jetë disa orë më vonë. Policia e Shkodrën njofton se është arrestuar shoferi i autobusit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
#Aksidenti #viktima #në #Shkodër #vihet #në #pranga #shoferi #autobusit
Lapsi