Sport

VIDEO/ Në elitën e Kroacisë ndodh komedia e vitit! Topi në shtyllë dhe pastaj del jashtë, arbitri e akordon si gol –

Istria dhe Gorica e kanë përfunduar ndeshjen në elitën e Kroacisë në shifrat 0-0. Nuk pati gola, të paktën jo sipas shifrave, pasi arbitri pa një gol të çuditshëm në minutën e 63.

Në minutën e 63, Rozic i gjendur para portierit goditi topin që shkoi në shtyllë dhe më pas përfundoi jashtë. Arbitri e akordoi si gol dhe te Istra filluan të festonin. Ndërkohë tifozët i dhanë topin lojtarëve të Goricës si për t’i kujtuar se sfera kishte përfunduar tek ta dhe jo në rrjetë. Arbitri dhe lojtarët e hutuar pritën konfirmimin e VAR, që sigurisht e anuloi golin fantazmë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

#VIDEO #Në #elitën #Kroacisë #ndodh #komedia #vitit #Topi #në #shtyllë #dhe #pastaj #del #jashtë #arbitri #akordon #gol
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button