Aktualitet

Përfshihet nga zjarri një kishë në Gjirokastër, shkak qirinjtë e ndezur, detaje nga ngjarja

Përfshihet nga zjarri Metropolia në Lagjen “11 Janari” në Gjirokastër. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 11:15 minuta.

Sipas asaj që raportohet, menjëherë në vendngjarje u nis grupi i shërbimit të repartit zjarrfikës të cilët bënë të mundur shuarrjen e flakëve duke evituar përhapjen e tyre në zonën përreth të cilat ishin me konstruksion druri dhe përfshirja në flakë mund të shkaktonte një zjarr masiv.

Bëhet e ditur se zjarri është shkaktuar nga lënia ndezur e qirinjve tek vendi i posaçëm i lutjeve. Nga zjarri i rënë u dogj vendi i qirinjve, disa libra dhe vendi i lutjeve teksa dëme të tjera fatmirësisht nuk ka pasur.

#Përfshihet #nga #zjarri #një #kishë #në #Gjirokastër #shkak #qirinjtë #ndezur #detaje #nga #ngjarja
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button