Mulaj: Vrella, kurorë e LDK-së

Kandidati për deputet nga LDK, Besim Mulaj, ka thënë se Vrella është kurorë e LDK-së, raporton Gazeta Blic.
“Si gjithmonë, Vrella ia dha besën Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin e saj të palëkundur ndaj vlerave të rugovizmit dhe rrugës së zhvillimit demokratik. Në këtë frymë, ishte nder dhe kënaqësi të merrja pjesë në tubimin zgjedhor të LDK-së në Vrellë, ku bashkë me qytetarët e këtij vendi të ndershëm e punëtor mirëpritëm kryeministrin e ardhshëm, z. Lumir Abdixhiku”, ka shkruar ai në Facebook.
Mulaj ka shtuar se Vrella e meriton vëmendjen e qeverisë së ardhshme, ashtu si në kohën e Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova.
Postimi i tij i plotë:
VRELLA, Kurorë e LDK-së!
Si gjithmonë, Vrella ia dha besën Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin e saj të palëkundur ndaj vlerave të rugovizmit dhe rrugës së zhvillimit demokratik. Në këtë frymë, ishte nder dhe kënaqësi të merrja pjesë në tubimin zgjedhor të LDK-së në Vrellë, ku bashkë me qytetarët e këtij vendi të ndershëm e punëtor mirëpritëm kryeministrin e ardhshëm, z. Lumir Abdixhiku.
Vrella e meriton vëmendjen e qeverisë së ardhshme, ashtu siç e ka pasur në kohën e Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova. Zhvillimi, investimet dhe përkrahja institucionale duhet të rikthehen me vizion të qartë për të ardhmen e këtij vendi. Me besim të palëkundur tek ndryshimi dhe progresi,
Vrella vazhdon të jetë bastion i LDK-së dhe simbol i vlerave që na bashkojnë!
Ju faleminderit nga zemra!
#Mulaj #Vrella #kurorë #LDKsë
gazetablic.com