Sport

Dëmtimi i Ismajlit i “hap” portën Juventusit

Juventus mposhti Empolin me rezultatin 4-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23 të Serisë A.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve falë golit të De Sciglio. Por, në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi për Juventusin në momentin që mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, la fushën e lojës për një dëmtim.

Pasi Ismajli u largua, Kolo Muani shënoi 2 gola brenda tre minutave për bardhezinjtë, shkruan A2.

Në minutën e 84 miqtë ngelën edhe me 10 lojtarë dhe bardhezinjtë realizuan dy gola të tjerë me Vlahovic dhe Conçeiçao.

#Dëmtimi #Ismajlit #hap #portën #Juventusit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button