Aktualitet

U gjet i vdekur në rezervuarin e fshatit, policia jep detaje për vdekjen e 54-vjeçarit në Korçë: Humbi jetën nga…

Policia e Korçës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me vdekjen e 54-vjeçarit Valter Lame, i cili u gjet i pajetë ditën e sotme në rezervuarin e fshatit Kamenicë.

Polumbarët e Reneas kanë realizuar operacione kërkimi në rezervuarin e fshatit Kamenicë, ku kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të 54-vjeçarit.

Pas një shqyrtimi paraprak, nga analiza e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe hetuesit dyshojnë se viktima mund të ketë humbur jetën nga mbytja në rezervuar.

Aktualisht, grupi hetimor është i pranishëm në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, duke mbledhur prova dhe intervistuar dëshmitarët e mundshëm.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me njoftimin e dhënë më datën 28.01.2025, për largimin nga banesa të shtetasit V. L., 54 vjeç, banues në Kamenicë, i cili edhe pas kërkimeve nga familjarët dhe Policia nuk u gjet ju informojmë se:

Ditën e sotme Polumbarët e Reneas, kanë kryer kërkime në rezervuarin e fshatit Kamenicë, ku kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë të shtetasit V.L, nga rezervuari i fshatit Kamenicë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të jetë vetëmbytur në rezervuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

#gjet #vdekur #në #rezervuarin #fshatit #policia #jep #detaje #për #vdekjen #54vjeçarit #në #Korçë #Humbi #jetën #nga
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button