Armë dhe municione në makinë, arrestohet 33-vjeçari në Kamëz

Një 33-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri në automjet është arrestuar në flagrancë në Kamëz.
Në automjetin e të riut është gjetur arma e zjarrit pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.
“Si rezultat i kontrolleve të befasishme të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në automjete të ndryshme, është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje. Në rrugën “Donald Trump”, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin M. M., shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë dhe një sasi fishekësh. Në përfundim të veprimeve, shtetasi M. M., 33 vjeç, banues në Kamëz, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’.”
#Armë #dhe #municione #në #makinë #arrestohet #33vjeçari #në #Kamëz
Java News