Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Shtyhet seanca për Berishën, avokatët përfundojnë mbrojtjen e Malltezit

Seanca paraprake për kryedemokratin Sali Berisha dhe 4 të pandehurit e tjerë ka nisur këtë mëngjes në Gjykatën e Posaçme.

Sot dhanë argumentet e tyre avokatët e Jamambër Malltëzit, që ndodhet nën arrest shtëpie, më pas u vijua me mbrojtjen e biznesmenit Fatmir Beltashit, dhe dy të akuzuarve të tjerë, sikurse raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Po ashtu, argumentet e tyre u lexuan edhe nga avokatët e dy shoqërive Homeplan shkp dhe Kontakt shpk. Të pandehurit Berisha dhe Malltezi, nuk ishin të pranishëm në seancë, por përfaqësoheshin nga avokatët e tyre mbrojtës.

Berisha, Malltezi dhe të akuzuarit e tjerë janë në hetim nga SPAK në lidhje me çështjen e ish-kompleksit “Partizani”.

Në fund të viti të kaluar, Gjykata e Apelit konfirmoi zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, gjithsesi, paralajmëroi se nëse Berisha nuk respekton këtë masë, organi i akuzës mund të kërkojë një masë sigurimi më të rëndë.

#Dosja #Partizani #Shtyhet #seanca #për #Berishën #avokatët #përfundojnë #mbrojtjen #Malltezit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button