Interi shtyn pushimin e lojtarëve për një moment tjetër, nuk ka kursim për Monaco-n, luan edhe Asllani –

Në ditën e djeshme në mediat italiane u publikua lajmi se Inzaghi po mendonte për pushimin e disa lojtarëve kundër Monaco-s në Champions League. Zikaltërit luajnë në derbin me Milanin në ndeshjen e ardhshme dhe statistikat nuk flasin shumë në favor të tyre në kohët e fundit sa i përket përballjeve direkte.
Por duket se trajneri ka ndryshuar tërësisht mendimin. Kur mbeten edhe pak orë nga ndeshja e sotme, në Itali tregojnë se te Interi do të luajnë me formacionin e parë dhe më të mirët kundër Monaco-s. Në sulm do të jenë Thuram-Lautaro, ndërsa në mesfushë rikthehet Asllani që do të ketë mbështetjen e Barella dhe Mkihitaryan. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#Interi #shtyn #pushimin #lojtarëve #për #një #moment #tjetër #nuk #kursim #për #Monacon #luan #edhe #Asllani
SportExpress