Sport

Sulmuesit peshohen me gola, nuk do t’i shënoja pa ndihmën e shokëve –

Mbrëmjen e sotme është duke u zhvilluar ceremonia gala “Topi i Artë 2024”. FSHF-ja do të vlerësojë më të mirët e futbollit shqiptar në vitin që lamë pas. Trofeu i parë ka shkuar në duart e Bekim Balajt. Sulmuesi shkodran është shpallur golashënuesi më i mirë i vitit të shkuar në “Abissnet Superiore”. “Këpuca e Artë” është dorëzuar në duart e Bekim Balajt nga një legjendë e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari.

“I nderuar që këtë trofe e marr nga Sulejman Demollari. Sulmuesit peshohen me gola. Këta gola do të ishte e pamundur t’i shënoja pa ndihmën e shokëve”, ka deklaruar Bekim Balaj në momentin e pranimit të çmimit./Sport Ekspres/

#Sulmuesit #peshohen #gola #nuk #shënoja #ndihmën #shokëve
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button