Homazhet për Anastasin në Tiranë, Mitsotakis do të vijë së bashku me 5 ministra grekë

Burime nga Kisha Ortodokse për A2 CNN bëjnë me dije se në homazhet për Kryepeshkopin Anastas Janullatos do të marin pjesë kryeministri grek Mitsotakis, bashkë me 5 ministra grekë.
Gjithashtu, pjesëmarrëse do të jenë të gjitha mitropolitë e vendit; përfaqësues nga ambasadat e huaja në vendin tonë; delegacion i nivelit të lartë nga Vatikani; përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare; Patriku i Izraelit, i Aleksandrisë dhe i Qipros; përfaqësues nga nivelet e larta nga Kishat e Krishtera në mbarë botën.
Trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anasatas Janullatos mbërriti sot në Shqipëri.
Nisja e arkëmortit u bë ditën e djeshme rreth orës 10:00 nga Katedralja e Athinës, ndërsa hyri në territorin shqiptar përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës rreth orës 08:00.
Në Tiranë trupi i pajetë pritet të mbërrijë sot rreth orës 16:00, ku do të zhvillohen homazhe dy ditë, shkruan A2. Gjatë rrugës do të ketë ndalesa në zonat që ai shërbeu dhe punoi për rindërtimin e Kishës Autoqefale shqiptare.
Ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e enjte në orën 11:00.
#Homazhet #për #Anastasin #në #Tiranë #Mitsotakis #të #vijë #së #bashku #ministra #grekë
Java News