Si ndodhi? Bledi Çuçi e mori vesh shkarkimin nga Twitteri i Ramës

Falënderoj kryeministrin Rama për besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë këto dy vite e gjysmë në detyrën e vështirë të Ministrit të Brendshëm. Për mua ka qenë nder dhe përgjegjësi e madhe të ushtroja këtë funksion të lartë publik dhe shumë të rëndësishëm”. Këto qenë fjalët e Bledi Çuçit pas largimit. Por ndryshe nga kjo formulë kortezie duket se ministri i shkarkuar ka ngelur hatërmbetur nga trajtimi që i bëri Rama.
LEXO MË TEJ:
Andi Bushati: Pse e hëngri Bledi Çuçi
Shkarkimin nga detyra Çuçi e ka mësuar pa paralajmërim nga Tëitteri i shefit të tij njësoj siç mësoi edhe emërimin në dhjetor 2020 teksa ishte brenda një serre me domate bashkë me Luigi Soreca-n në Lushnje. Ai nuk pati asnjë mundësi të takohet me kryeministrin gjatë së shtunës dhe as të informohet se cili do ta pasojë. Edhe emerimin e Taulant Ballës Çuçi e mori vesh njësoj me gjithë shqiptarët e tjerë. Prandaj atij si mbetej gjë tjetër veçse të shkruante: “Suksese Taulantit në sfiden e re, për të vijuar me reformat transformuese në këtë ministri e veçanërisht në Policinë e Shtetit”.
©
#ndodhi #Bledi #Çuçi #mori #vesh #shkarkimin #nga #Twitteri #Ramës
Lapsi