Tatimet për të dypunësuarit/ Lehtësitë pas ndryshimit në ligj, paga neto e tyre do të ulet vetëm në punëdhënësin e dytë

Bizneset dhe të punësuarit e tyre duhet të nënshkruajnë “deklaratën mbi statusin personal”.
Kjo vjen si pasojë e ndryshimeve në ligj, të cilat aplikohen për herë të parë nga periudha Janar 2025. Sipas tatimeve, kjo vlen si për marrëdhëniet aktuale të punësimit dhe për të punësuarit rishtazi.
Deklarata që mundëson përfitimin e zbritjeve nga baza e tatueshme, mund të kryhet vetëm një herë nga një individ, ku vlerë ka vlerë për të dypunësuarit që duhet të zgjedhin ta bëjnë këtë vetëm me një punëdhënës.
Paga neto e të dypunësuarve do të ulet në punëdhënësin e dytë.
Tatimet llogarisin mbi 700 mijë individë të deklaruar në vetëm një vend pune sot. Ndërsa të dhënat e vitit të shkuar tregonin edhe për gati 50 mijë individë të dypunësuar.
Top Channel
#Tatimet #për #të #dypunësuarit #Lehtësitë #pas #ndryshimit #në #ligj #paga #neto #tyre #të #ulet #vetëm #në #punëdhënësin #dytë
JavaNews