Aksident i rëndë në rrugën Mitrovicë-Pejë, humbin jetën tre persona, pesë të lënduar

Dje rreth orës 18:40, është raportuar për aksident trafiku me pasoja fatale, i cili ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor në fshatin Çubrel të Skenderajt.
Në këtë aksident janë përfshira dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë.
Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civil, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër prej tyre zyrtarë policor.
Njësitë policore dhe stafi menaxhues kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa për hetimet dhe shkaqet e aksidentit po merren hetuesit e njësitit rajonal të trafikut rrugor.
Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente, IPK-ja dhe Prokurori kompetent të cilët pritet të dalin në vendin e ngjarjes.
#Aksident #rëndë #në #rrugën #MitrovicëPejë #humbin #jetën #tre #persona #pesë #të #lënduar
Java News