Renditja, Kategoria e Parë/ Te Vora-Besa fiton…Flamurtari! Mbyllen ndeshjet, rezultatet hapin edhe njëherë garën për vendin e parë –

Vora kishte nisur një shkëputje në vendin e parë sa i përket Kategorisë së Parë. Por me rezultatet e sotme në dy ndeshjet e kësaj Kategorie, historia është hapur edhe njëherë nga e para. Vora dhe Besa kanë barazuar në shifrat 1-1. Shehi do të shënonte nga Vora, ndërsa te Besa, Spahiu.
Besa vinte me disa rezultate negative radhazi, por arriti të ndalojë hovin e Vorës, megjithëse fitorja do të ishte ideale për ta. Ndërkohë fituesi i vërtet i këtij takimi gjendet Flamurtari. Këta të fundit fituan pastër 3-0 ndaj Kastriotit falë golit të Oshafit dhe dy golave të ardhur nga Ememe.
Pas kësaj fitore, Flamurtari mban vendin e dytë me 46 pikë, por me dy pikë më pak se Vora e vendit të parë, një diferencë e shkurtuar ndjeshëm pas këtyre dy rezultateve sot. Ndërkohë Besa qëndron pak më mbrapa, në vendin e 3 me 40 pikë, por ende aty në lojë. /Sport Ekspres/
#Renditja #Kategoria #Parë #VoraBesa #fiton…Flamurtari #Mbyllen #ndeshjet #rezultatet #hapin #edhe #njëherë #garën #për #vendin #parë
SportExpress