Elon Musk fushatë për AfD në Gjermani: Mund të vendosni gjithë fatin e Europës, ndoshta fatin e botës

Elon Musk bëri një paraqitje surprizë gjatë një tubimi të fushatës zgjedhore të AfD-së në Halle në Gjermaninë lindore të shtunën (25 janar).
Përmes një lidhje me video manjati i teknologjisë mbështeti publikisht partinë e ekstremit të djathtë për herë të dytë në dy javë.
Duke iu drejtuar një salle prej 4,500 personash, në praninë e lideres së partisë Alice Ëeidel, Musk foli për ruajtjen e kulturës gjermane dhe mbrojtjen e popullit gjerman.
LEXO EDHE:
Analiza e VOA: Elon Musk dhe historiku i manjatëve në politikën amerikane
Musk, një aleat i ngushtë i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, theksoi rëndësinë “që njerëzit të krenohen me Gjermaninë dhe të jenë gjermanë”, një koment që u prit me brohoritje nga të pranishmit.
“Është mirë të jesh krenar për kulturën gjermane, vlerat gjermane dhe të mos e humbësh atë në një lloj multikulturalizmi që dëmton gjithçka”, tha Musk.
Gjermania, ekonomia më e madhe e Europë, po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme në shkurt pasi kancelari Olaf Scholz humbi një votë besimi dhe koalicioni i tij qeverisës u shemb pas muajsh paqëndrueshmërie.
AfD ka parë një rritje të mbështetjes, duke u bërë kohët e fundit partia e parë e ekstremit të djathtë që fitoi zgjedhjet shtetërore në Gjermani që nga epoka naziste, shkruan CNN.
Në të njëjtën kohë, partia është kritikuar për qëndrimin e saj të vendosur kundër emigrantëve. Të gjitha partitë kryesore politike të Gjermanisë kanë thënë se nuk do të punojnë me AfD.
Musk është bërë gjithnjë e më i angazhuar në peizazhin politik evropian. Javët e fundit, ai ka krijuar një aleancë me kreun e partisë AfD Wiedel. Raportohet se gjatë këtij muaji ata kanë diskutuar së bashku çështjet zgjedhore, ekonomike dhe politike të Gjermanisë.
Por kjo përfshirje e Musk është pritur me shqetësim në mesin e drejtuesve të qeverisë në Europë.
Në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri akuzoi Musk për përhapjen e “gënjeshtrave” pasi miliarderi provokoi një reagim të ashpër në mediat sociale kundër qeverisë britanike. Musk ka kërkuar gjithashtu lirimin e aktivistit politik të burgosur të së djathtës ekstreme, Tommy Robinson dhe ka përforcuar një zhurmë në mediat sociale që nxiti trazirat kundër emigracionit.
Qeveria gjermane madje e ka akuzuar Musk-un se po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet e tyre.
Pavarësisht kritikave, Musk ka shprehur vazhdimisht mbështetjen e tij për lëvizjet politike populiste që kanë ndikuar ndjeshëm në zgjedhjet e ndryshme evropiane. Ai gjithashtu ka bërë krahasime midis klimës politike në Gjermani dhe Shteteve të Bashkuara, duke theksuar ndikimin e mundshëm global që mund të kenë zgjedhjet e afërta.
“Mendoj se mund të vendosë gjithë fatin e Evropës, ndoshta fatin e botës”, u tha ai mbështetësve të AfD duke theksuar se kjo është rëndësia e këtyre zgjedhjeve.
#Elon #Musk #fushatë #për #AfD #në #Gjermani #Mund #të #vendosni #gjithë #fatin #Europës #ndoshta #fatin #botës
Java News