Sport
VIDEO/ Marash Kumbulla bën rolin e sulmuesit, mbrojtësi shqiptar i tund rrjetën Sevijas –

Espanjoli është duke udhëhequr ndeshjen kundër Sevijas me rezultatin minimal 0-1. Është Marash Kumbulla ai që po vendos fatin e takimit deri në këto momente. Lojtari shqiptar ka bërë rolin e sulmuesit në minutën e 15, kur me sukses e dërgoi topin pas shpinës së portierit kundërshtar. Pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi, Kumbulla shfrytëzoi një top të mbetur në zonë për të tundur rrjetën e Sevijës./Sport Ekspres/
#VIDEO #Marash #Kumbulla #bën #rolin #sulmuesit #mbrojtësi #shqiptar #tund #rrjetën #Sevijas
SportExpress