Aktualitet

Ambasadori i BE-së përkujton Rugovën: Trashëgimia e tij – testament shprese për brezat që do vijnë

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka thënë se përkushtimi i presidentit historik, Ibrahim Rugova, ndaj rezistencës paqësore vazhdon t’i frymësojë të gjithëve.

Nëpërmjet një postimi në “X”, ai më tej thotë se trashëgimia e tij mbetet një testament shprese për brezat që do të vijnë.

“Me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, pata nderin të marr pjesë në përkujtimin e 19 vjetorit të ndarjes nga jeta të Dr. Ibrahim Rugovës. Përkushtimi i tij ndaj rezistencës paqësore vazhdon të na frymëzojë të gjithëve. Trashëgimia e tij mbetet një testament shprese për brezat që do të vijnë”, ka shkruar Orav.



#Ambasadori #BEsë #përkujton #Rugovën #Trashëgimia #tij #testament #shprese #për #brezat #që #vijnë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button