Aktualitet
Zbardhen detaje nga darka Rama-Vuçiç, ja kush iu bashkua tryezës

Takimi mes Rames dhe Vuçiç po zgjat ende përtej kohës së planifikuar.
Lajmi i është konfirmuar gazetarit Muhamed Veliu nga presidenca e Serbisë, ku thuhet se darkës i është bashkuar edhe ambasadori amerikan Chris Hill.
Vizitat e Ramës në rajon përkojnë me një periudhë tensionesh Kosovë – Serbi që u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë, pas zgjedhjeve lokale të muajit prill, të cilat u bojkotuan nga serbët.
#Zbardhen #detaje #nga #darka #RamaVuçiç #kush #bashkua #tryezës