Aktualitet
Aksident në Durrës/ Makinat përplasen kokë më kokë, njëra përfundon në kanal

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku dy mjete tip “Volkswagen Golf” janë përplasur me njëri-tjetrin kokë më kokë.
Njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanal. Nga informacionet e para mësohet se dy drejtuesit e mjeteve bashkë me pasagjerët, dy prej tyre të mitur, janë transportuar në spital, por ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Aksidenti u regjistrua në zonën e ish-Kënetës në rrugën dytësore që shkon drejt kampusit të UAMD-së.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.
#Aksident #në #Durrës #Makinat #përplasen #kokë #më #kokë #njëra #përfundon #në #kanal
Java News