EMRI/ Policia identifikon 22-vjeçarin që humbi jetën pas aksidentit në Vlorë

Policia e Vlorës ka identifikuar të riun i cili humbi jetën ditën e sotme në Vlorë pas një aksidenti të rëndë.
Bëhet fjalë për 22 vjeçarin Fatjon Kasaj.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në lidhje me aksidentin e ndodhur sot, në afërsi të urës së fshatit Lapardha, Vlorë, ju bëjmë me dije se është bërë i mundur identifikimi i drejtuesit të motomjetit që humbi jetën në vendngjarje, i cili rezulton të jetë shtetasi Fatjon Kasaj, 22 vjeç”, njoftoi policia.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:47, në afërsi të urës së fshatit Lapardha.
Një motomjet tip “Yamaha”, u përplas me një automjet tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, Fatjon Kasaj ndërroi jetë.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
#EMRI #Policia #identifikon #22vjeçarin #që #humbi #jetën #pas #aksidentit #në #Vlorë
Java News