Aktualitet

“Një muaj e gjysmë për të marrë një certifikatë në e-Albania”/ Rama – komentueses: Keni marrë katër herë…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një prej komenteve në postimin e tij në “Facebook” për ndihmësen e re virtuale të e-Albania.

Një zonjë shkruan se ka pritur një muaj e gjysmë për trë marrë një certifikatë: “e-Albania, vononi deri në një muaj e gjysmë për të nxjerrë një kod për certifikatë, e kam provuar vetë ndihmësen e re virtuale të e-Albania”.

Por, Rama thotë se është e kundërta: E nderuar zonjë, më bëri përshtypje komenti juaj dhe u interesova pranë e-Albania. Rezulton se ju keni aplikuar katër herë për certifikatë familjare dhe në të katërta rastet e keni marrë automatikisht. Nuk rezulton që të keni aplikuar ndonjëherë për ndonjë shërbim tjetër në e-Albania. Pse e bëni ju këtë, unë s’dua të komentoj, por meqë më jepet rasti nga komentet në postimin e Diellës, e krijuar në laboratorin tonë të Inteligjencës Artificiale për të ndihmuar me zë dhe figurë qytetarët në shërbimet e e-Albania, po ju informoj: sot ofrohen 1247 shërbime publike përmes e-Albania. 95% e shërbimeve publike, që deri dje nuk merreshin pa pritur në radhë.

#Një #muaj #gjysmë #për #të #marrë #një #certifikatë #në #eAlbania #Rama #komentueses #Keni #marrë #katër #herë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button