Do ta kthejmë te Chelsea –

Historia e Armando Brojës vazhdon të mbetet e çuditshme. Pak orë më parë, një prej gazetarëve më të njohur në Britani, Nizaar Kinsella, u shpreh se sulmuesi shqiptar ka një dëmtim të lehtë dhe se i ka shpëtuar ndërhyrjes kirurgjikale.
Por pas ndeshjes së sotme të Evertonit, trajneri Moyes ka dhënë një lajm tronditës. “Armando Broja do të mungojë diku te 10-12 javë, është dëmtim i kyçit të këmbës. Kjo do të thotë se ekzistojnë shumë gjasa që ai të rikthehet prapë te Chelsea dhe huazimi të mbyllet këtu”, tha Moyes. Kështu Broja humb zyrtarisht ndeshjet e marsit për Shqipërinë, por njëkohësisht rrezikon edhe ndeshjen me Serbinë pasi përtej kthimit nga dëmtimi, do të jetë pjesë e Chelsea ku ishte jashtë planeve të trajnerit Maresca. /Sport Ekspres/
#kthejmë #Chelsea
SportExpress