Sport
Futbollisti shqiptar hyn në histori, i shënon PSG-së pas vetëm tre minutave lojë

Kevis Gjeci, futbollisti shqiptar i ka shënuar PSG-së në Kupën e Francës. Gjeci luan me modestët e Espaly dhe është kapiteni i këtij ekipi.
Në turin e 1/16 Espaly u mposht 2-4, por tifozët vendas shijuan epërsinë pas vetëm tre minutave lojë me shqiptarin Gjeci.
Më pas PSG u imponua dhe përmbysi rezultatin, por ndeshja e Kupës nuk ishte aq e lehtë për miqtë. Vlen për t’u theksuar se Gjeci ka qenë pjesë e Sopotit në Shqipëri dhe më pas ka luajtur në nivele të ulëta në Francë, teksa pasioni për futbollin u shpërblye me golin kundër milionerëve të PSG-së dhe më pas festë me ‘shqiponjë’.
#Futbollisti #shqiptar #hyn #në #histori #shënon #PSGsë #pas #vetëm #tre #minutave #lojë
Java News