Humbi kontrollin e mjetit kur u qëllua/ Atentati ndaj Kristian Markut shkakton aksident të 3-fishtë në autostradën Fier-Vlorë

Atentati ndaj 30-vjeçarit Kristian Marku alias Kristi Bardhi në autostradën Fier-Vlorë mbrëmjen e sotme ka shkaktuar një aksident të trefishtë.
Në momentin kur ndaj tij është qëlluar me armë zjarri, i riu ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me trafikndarësen.
Korrespondentja e Klan News, Greta Haskaj raporton se ky devijim nga rruga është bërë burim i përplasjes së makinës tip “Volkswagen” që viktima drejtonte me 2 automjete të tjera.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë ambulanca për të transportuar të aksidentuarit në spitalin e Vlorës, gjendja e të cilëve nuk dihet akoma.
Uniformat blu që kanë bërë rrethimin e zonës së krimit. Ndërkohë, përsa i përket autorit/ëve të atentatit, akoma nuk ka asnjë të dhënë.
#Humbi #kontrollin #mjetit #kur #qëllua #Atentati #ndaj #Kristian #Markut #shkakton #aksident #të #3fishtë #në #autostradën #FierVlorë
Java News