Aktualitet
Moti i keq/ Përmbytje në Vlorë, uji arrin në 1 metër lartësi në lagjen “Pavarësia”

Rruga “Albano Romina” në lagjen “Pavarësia” në Vlorë është përmbytur sërish. Uji ka arritur deri në 1 metër lartësi duke rrezikuar bizneset përreth.
Kjo është hera e dytë brenda pak muajsh që rruga “Albano Romina” përballet me përmbytje. Në Tetor të 2024-ës, reshjet e dendura të shiut sollën përmbytje të mëdha në qytetin bregdetar.
Banorët nuk hynin dot brenda apartamenteve të tyre për shkak të prezencës së ujit. Uji mbuloi katet e para të pallateve si dhe garazhet.
Nga përmbytjet u prekën edhe shumë biznese në zona të ndryshme të qytetit.
#Moti #keq #Përmbytje #në #Vlorë #uji #arrin #në #metër #lartësi #në #lagjen #Pavarësia
Java News