“Punësimi i detyruar i mjekëve dhe kanabisi mjekësor”/ Tabaku: E pamundur të diskutohen projektligje kaq të rëndësishme në 2 javë

Deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se qeveria e kuptoi më në fund situatën dramatike të mjekëve por shprehet se kjo cështje nuk zgjidhet me forcë. Duke iu referuar projektligjit për kanabisin mjekësor dhe projektligjit për studentët e mjekësisë, thotë se s’mund të shqyrtohen për 2 javë.
Tabaku: Më vjen mirë që ka një problem me mjekët që largohen. Më në fund qeveria e sheh situatën dramatike për mjekët që largohen por kjo s’ndryshohet me forcë. Reforma e arsimit të lartë ka treguar si ka dështuar. Reforma që s’kanë gjithëpërfshirje.
Ky diskutim duhet të zgjasë në kohë. Seanca është e ngjeshur. Nëse dal nga procedura më ndërpri fjalën siç e ke zakon.
Nikolla: Jo nuk e kam zakon.
Tabaku: Është e pamundur që parlamenti në 2 javë të diskutojë ligje shumë të rëndësishme. Komisioni i Shëndetësisë duhet të futet patjetër në diskutime në lidhje me këtë cështje. Është e pamundur të japim kontribut nëse sillet kështu parlamenti. Përndryshe miratojini siç keni bërë gjithmonë.
/f.stafa
#Punësimi #detyruar #mjekëve #dhe #kanabisi #mjekësor #Tabaku #pamundur #të #diskutohen #projektligje #kaq #të #rëndësishme #në #javë