Sport
VIDEO/ Gol që do ta kishin zili edhe yje të futbollit, talenti shqiptar shënon gol spektakolar kundër Fulhamit –

Roko Vata po shkëlqen këtë sezon me fanellën e Watford-it. Talenti shqiptar ka shënuar sot një gol spektakolar në FA Cup kundër Fulhamit. Djali i ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vatës, ka marrë një top pranë mesit të fushës dhe më pas ka përparuar disa metra drejt portës kundërshtare.
Edhe pse nga një distancë e largët, Vata nuk e mendoi dy herë të shënjestronte katërkëndëshin e Fulhamit. Vendimi i tij rezultoi i duhuri, teksa arriti të shënonte një gol që do ta kishin zili edhe yje të futbollit. Pjesa e parë përfundoi në baraspeshë 1-1, ndërsa në lojë ka ende shumë minuta për t’u luajtur./Sport Ekspres/
#VIDEO #Gol #që #kishin #zili #edhe #yje #të #futbollit #talenti #shqiptar #shënon #gol #spektakolar #kundër #Fulhamit
SportExpress