Tech
Rama “i heq merakun” Kurtit: Dorëzuam në Ministrinë e Jashtme të Kosovës 13 marrëveshje, duhet veç firma…

Kryeministri Rama në Twitter:
Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor.
Sot të mëngjes janë dorëzuar në Ministrinë e Jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi.
Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite.
#Rama #heq #merakun #Kurtit #Dorëzuam #në #Ministrinë #Jashtme #të #Kosovës #marrëveshje #duhet #veç #firma..