16 viktima nga rrjedhja e gazit në Afrikë, mes tyre dhe fëmijë

Një rrjedhje e dyshuar e gazit të oksidit të nitratit në Afrikën e Jugut ka shkaktuar vdekjen e 16 personave, thonë zyrtarët lokalë.Viktimat, duke përfshirë gra dhe fëmijë vdiqën nga thithja e gazit në Boksburg, në lindje të Johanesburgut.
Gazi i oksidit të nitratit përdoret shpesh nga minatorët e paligjshëm të arit, për të nxjerrë arin nga boshtet e braktisura të minierave.Viktimat u gjetën në një rreze prej 100 m nga vendi i ngjarjes.
Askush nuk u dërgua në spital, kanë thënë zyrtarët e shërbimit të urgjencës për BBC.Por ata kanë frikë se më shumë trupa mund të gjenden brenda natës, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë punën e tyre.
Kjo tragjedi vjen vetëm gjashtë muaj pas shpërthimit të një cisterne gazi në prag të Krishtlindjes, i cili shkaktoi 41 viktima.
#viktima #nga #rrjedhja #gazit #në #Afrikë #mes #tyre #dhe #fëmijë
Lapsi