Video/ Drejtori i Inter Ausilio e kishte me Wanda Nara: ndjek gratë e futbollistëve me profil fals

Piero Ausilio është drejtori sportiv i Interit, krahu i djathtë i Beppe Marotta. Ata janë dyshja që marrin vendime për të ardhmen e lojtarëve në merkaton e transferimeve. Por tani për tani ai po përflitet për një zbulim që i ka lënë të gjithë pa fjalë sa i përket botës sociale, sidomos asaj të Instagramit.
Duke ndërhyri në Milano gjatë eventit “Sporti dhe muzika në epokën e performancës. A mjafton vetëm talenti?”, Piero Ausilio u lëshua në një rrëfim tronditës. Në epokën e mediave sociale, futbollistët e shohin Instagramin si një arsye për argëtim. Natyrisht edhe si një rrugë për t’u shkëputur nga presionet që rrjedhin nga fusha. Por mediat sociale shpesh krijojnë probleme dhe shumë shpërqendrime. Kështu drejtuesi zikaltër deklaroi hapur se kishte krijuar një profil fals për të ndjekur profilet e grave të lojtarëve.
Lexo më tej: Wanda Nara flirton me ‘të mëdhenjtë’ e Serie A: “Di që unë e Icardi do të kthehmi në Itali”
REFERENCA PËR WANDA NARA?
“Unë nuk kam një llogari zyrtare në Instagram, kam krijuar një për të kontrolluar gratë e lojtarëve sepse dikush po më shkaktonte probleme. Nga bashkëshortet dhe të dashurat mund të kuptohen shumë gjëra, përfshirë edhe personalitetin e futbollistit. Më pas ndjek edhe futbollistët. Por e kam krijuar për gruan e një futbollisti, që po më krijonte kaq shumë probleme”. Praktikisht një referencë e qartë për Wanda Nara, e cila në kohën e Mauro Icardi në Inter bënte lloj-lloj gjërash.
#Ausilio: “Ora confesso una cosa. Non ho un account Instagram ufficiale, ne ho creato uno per controllare le mogli perché qualcuna mi ha creato dei problemi. Dalle mogli e dalle fidanzate si capiscono tante cose, anche della personalità del calciatore. Poi seguo anche calciatori,… pic.twitter.com/fG97QSOBwM
— Daniele Mari (@marifcinter) July 5, 2023
#Video #Drejtori #Inter #Ausilio #kishte #Wanda #Nara #ndjek #gratë #futbollistëve #profil #fals
Lapsi