Aktualitet

Sulm me raketa në Lviv, 4 viktima në një bllok apartamentesh

Një raketë ruse ka goditur një ndërtesë apartamentesh në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, duke vrarë 4 persona. Sipas kryebashkiakut Andriy Sadovyi 9 persona të tjerë u plagosën, njëri në gjendje të rëndë, në “një nga sulmet më të mëdha” në infrastrukturën civile të Lviv.

Guvernatori rajonal Maksym Kozytskyi tha se një “objekt infrastrukture kritike” u godit në qytet. Sulmi raketor shkatërroi dy katet e fundit të dy seksioneve të një ndërtese.

Ndërsa ushtria ruse nuk ka komentuar sulmin e raportuar.

Sadovyi postoi një video që tregon xhamat e thyer të ndërtesës së goditur, e cila duket se kishte katër kate. Në pamjet janë parë edhe makina të dëmtuara dhe mbeturina.

“Shumë apartamente janë të dëmtuara, më shumë se 50. Janë shkatërruar rreth 50 makina”, tha ai.

Ai tha se disa ndërtesa ishin hedhur në erë dhe një shkollë dhe konvikte të universitetit politeknik u dëmtuan.

Ndërkohë, Kozytskyi tha se “qëllimi kryesor i Rusisë është shkatërrimi i popullit ukrainas. Por ne do të fitojmë”, shtoi ai.

Në intervistën me CNN, Zelenskiy tha gjithashtu se ai u kishte thënë udhëheqësve amerikanë dhe evropianë përpara kundërofensive se mungesa e furnizimeve do të rezultonte në më shumë viktima.

“Unë u jam mirënjohës SHBA-ve si udhëheqësit e mbështetjes sonë, por u thashë atyre si dhe liderëve evropianë se ne do të dëshironim të fillonim kundërsulmin tonë më herët dhe do të na duhen të gjitha armët dhe materiali për këtë.”

Për muaj të tërë, Rusia ka kryer sulme vdekjeprurëse me raketa dhe me dronë në qytetet e Ukrainës, duke goditur shpesh objektiva civile dhe duke shkaktuar ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike.

Javën e kaluar, 13 njerëz u vranë, përfshirë fëmijë, kur një restorant dhe qendër tregtare u goditën në Kramatorsk.

Dhe pavarësisht se është qindra kilometra larg vijave kryesore të frontit në lindje dhe jug të Ukrainës, Lviv ka pësuar gjithashtu sulme ruse.

Më 20 qershor, zyrtarët e Lviv raportuan se infrastruktura kritike ishte goditur në qytet në një sulm me dron.

/a.r

#Sulm #raketa #në #Lviv #viktima #në #një #bllok #apartamentesh

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button