Giampolo e djeg një zëvendësim dhe Ylber Ramadanin nuk e fut në fushë, mesfushori shqiptar duket pranë largimit –

Një situatë anormale është ajo që po përjeton Ylber Ramadani te Lecce. Mesfushori shqiptar ishte një titullar i padiskutueshëm te kjo skuadër, por me Giampolon situata ka ndryshuar. Ramadani ka tre ndeshje që po qëndron në stol, madje edhe me Medon Berishën e dëmtuar, që ishte titullar në mesfushën e Lecce.
Duket se një “kërcitje” ka në marrëdhënien e Ramadanit me trajnerin e ri. Madje sot në takimin Lecce-Genoa të përfunduar në barazimin pa gola, Giampolo ka zgjedhur që të bëjë vetëm 4 zëvendësime. Pavarësisht se mund ta hidhte në fushë, trajneri zgjodhi që ta digjte zëvendësimin dhe të mos e aktivizonte shqiptarin. Një vendim që e largon gjithmonë e më shumë mesfushorin titullar të Kombëtares nga Lecce. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#Giampolo #djeg #një #zëvendësim #dhe #Ylber #Ramadanin #nuk #fut #në #fushë #mesfushori #shqiptar #duket #pranë #largimit
SportExpress