Sport

Po çfarë Shevcenko, Kosova kthen sllovenin modest: Primoz Gliha i ka drejtuar Dardanët në dy ndeshje

Federata e Futbollit e Kosovës ka zyrtarizuar trajnerin e ri të Kombëtares, duke i besuar sllovenit Primoz Gliha. 55 vjecari do t’i drejtojë Dardanët në vazhdim të kualifikimeve për “Euro 2024”, duke pasuar Alain Giresse. Gliha do të ulet në pankinën e Kosovës për herë të dytë, pasi në vitin 2021 ka qenë provizor, duke drejtuar skuadrën në dy ndeshje pa asnjë fitore.

Në kohën kur flitej për ardhjen e një njeriu me më shumë emër, Gliha nuk është se entuziazmon shumë ambjentin kosovar. Mes profileve të skanuar nga drejtuesit kosovarë, dukej se më i preferuari ishte ai i ish-Topit të Artë Andrij Shevcenko. Një njohje që në fakt kishte nisur 7 vjet më parë, me atë përballje të dyfishtë në kualifikueset e botërorit 2018, kur Ukraina e drejtuar në atë kohë nga Shevcenko mundi dy herë 2-0 dhe 0-3 përfaqësuesen kosovare. Sidoqoftë do të jetë Gliha ai që do të mbërrijë te Kosova dhe CV nuk është impresionuese. Kundër Greqisë dhe miqësores me Jordaninë, slloveni ka dy ndeshjet e vetme si trajneri i Kosovës. 1-1 me helenët në transfertë dhe 0-2 i mundur në shtëpi nga jordanezët nuk janë shumë për të ndërtuar pritshmëritë.

MËNYRA E LOJËS

E të mendosh që Kosova, për rezultatet e dobëta, me 3 barazime e një humbje në kualifikueset e Euro 2024, larguan teknikut francez. Gliha nuk ka ndonjë eksperiencë të madhe, me gjithsej 102 ndeshje si trajner. 55 vjecari ka drejtuar dy klube e në kohën më të gjatë U21 e Sllovenisë. Tani Primoz duhet të tregojë se dy ndeshjet si ‘tragetator’ nuk janë tregues. Kosova më 9 shtator do të luajë përballë Zvicrës, në kërkim të fitores së parë në këtë fushatë eliminatore. Edhe Gliha do të kërkojë fitoren e parë me Kosovën, që me të do të kthehet të luajë 3-5-2, moduli i tij i preferuar.


NJOFTIMI ZYRTAR I FEDERATËS SË KOSOVËS

“Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar për çështje të ndryshme me rëndësi për futbollin kosovar si dhe për ecurinë e përgatitjeve për edicionin e ri të garave. Në këtë mbledhje ndër çështjet kryesore që u diskutuan ishte zgjedhja e ekipit të trajnerëve që do ta drejtojnë Kombëtaren e Kosovës në ndeshjet e mbetura të ciklit kualifikues për Euro 2024. Kësisoj, pas diskutimeve të arsyeshme, KE i FFK-së vendosi që në krye të shtabit teknik të emërohet Primozh Gliha, derisa atij do t’i ndihmojnë Afrim Tovërlani, Arbnor Morina, Ahmet Beselica dhe Thomas Richards.

KE i FFK-së ka vendosur që t’ia besojë drejtimin e Dardanëve ekipit të brendshëm të trajnerëve që tashmë janë të angazhuar në ekipet kombëtare. Ata njëherësh do të qëndrojnë në ekipet e grupmoshave që i drejtojnë, por do të jenë të angazhuar për të ndihmuar përzgjedhësin Gliha në Kombëtaren A”.

#çfarë #Shevcenko #Kosova #kthen #sllovenin #modest #Primoz #Gliha #drejtuar #Dardanët #në #ndeshje

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button